Mbi 30 persona besohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur pas stuhisë së fuqishme që goditi Filipinet.
Prej ditës së enjte, tajfuni Rai ka goditur ishujt në juglindje të Filipineve, duke shkatërruar shtëpitë. Erërat arritën deri në rreth 190 kilometra në orë.
Kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur Filipinet këtë vit, duke shtuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe duke lënë tre milionë banorë pa energji elektrike.
Agjencia për katastrofa e Filipineve tha se numri i viktimave ka arritur në 31. Sipas një njoftimi për media, kjo agjenci tha se janë konfirmuar katër viktima dhe 27 të tjerë besohet se kanë vdekur.
Ekipet e shpëtimit po tentojnë që të ndihmojnë njerëzit në zonat më të prekura.
Në ishullin Siargo të Filipineve, autoritetet thanë se tajfuni kishte bërë dëme të mëdha dhe se shuma e dëmeve llogaritet të jetë mbi 400 milionë dollarë.
Filipinet goditen mesatarisht nga 20 stuhi brenda vitit.
Shërbimi Gjeofizik dhe Astronomik i Filipineve tha se tajfuni Rai tashmë ka kaluar në pjesën perëndimore të vendit dhe fuqia e tij po intensifikohet sërish. Parashikimet janë që tajfuni do të shkojë drejt Vietnamit dhe më pas do të kthehet në veri drejt Kinës, tha ky shërbim. /REL
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...