Franca ka shpallur një seri kufizimesh, me qëllim të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të koronaviorusit Omicron.
Autoritetet franceze kanë bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen kundër koronavirusit përpara festive pasi infeksionet janë në rritje, ndërsa qeveria po përpiqet që të shmangë një tjetër bllokim, transmeton portal arbresh.info
“Vala e pestë është këtu dhe është me fuqi të plotë”, tha kryeministri Jean Castex në një konferencë shtypi të premten, duke e krahasuar përhapjen e variantit shumë të mutuar të Omicron në Europë me “rrufenë”.
Castex tha më tej se varianti me përhapje të shpejtë dhe shumë të transmetueshëm pritet të mbizotërojë infeksionet në Francë në fillim të janarit.
Për të frenuar përhapjen e virusit gjatë festive, qeveria franceze ka ndaluar koncertet publike dhe shfaqjet e fishekzjarreve në festën e Vitit të Ri.
Franca gjithashtu ka kufizuar ashpër udhëtimet në vend nga jashtë BE-së, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, ku varianti Omicron ka shfaqur një numër rekord.
Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë në Francë ka theksuar se Omicron dyshohet të jetë përgjegjëse për deri në 10 përqind të rasteve të reja të konfirmuara me Covid-19./arbresh.info/
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...