Prizrenasi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

10:41 | 18 Dhjetor 2021
S D

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në fshatin Pejçiq të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Fsh. Pejcic 15-17.12.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion’, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme