Kriza energjetike në vend është tema më e diskutuar ditëve të fundit. Lidhur me këtë, KEDS-i thotë se keqpërdorimi i energjisë elektrike po e rëndon edhe më shumë këtë krizë.
Të shoqëruara nga Njësitet Speciale të Policisë, ekipet e KEDS kanë ndërmarrë aksion ndaj konsumatorëve që dyshohet se e kanë vjedhur rrymën.
Gjithsej janë kontrolluar tetë lokacione në Prizren, ku cak ishin biznese kryesisht të vogla.
KEDS-i thotë se konsumatorët po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet.
“Konsumatorët që po e keqpërdorin atë, përpos që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet, njëkohësisht po rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në shkrimin e KEDS.
Ata po ashtu thonë se do të kenë zero tolerancë për konsumatorët që po veprojnë në këtë mënyrë.
Nga ana tjetër, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Për këtë ajo ka thënë se efekti veç se ka filluar të vërehet.
Rizvanolli ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GË), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
“Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten! Ju falemnderit të gjithëve!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...