Google ADS

Lazio fiton ndaj Geonas, aktivizohen Strakosha, Hysaj e Muriqi

20:41 | 17 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Lazio ka arritur fitore me rezultat 3-1 kundër Genoas në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Nga minuta e parë u aktivizuan Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj, ndërsa për Vedat Muriqin ishin të rezervuara vetëm gjashtë minuta.

Golin e parë, vendasit e shënuan përmes Pedros në minutën e 36-të të ndeshjes.

Ndërsa goli i dytë u shënua nga Francesco Acerbi në minutën e 75-të, kurse në minutën e 81-të, Mattia Zaccagni shënoi për rezultatin 3-0.

Golin e vetëm për Genoan e shënoi Filippo Melegoni në minutën e 86-të të ndeshjes.

Me këtë fitore Lazio tani është në vendin e shtatë me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa Genoa gjendet në vendin e 18-të me 10 pikë./Arbresh.info

Të ngjashme