Google ADS

Dafina Zeqiri dhe Majk paralajmërojnë bashkëpunimin

20:22 | 17 Dhjetor 2021
S D

Edhe vitin që po lëmë pas nuk kanë munguar bashkëpunimet e shumta muzikore mes artistëve shqiptarë.

Një i tillë pritet të vije shumë shpejt mes dy emrave të njohur të estradës, bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe reperin Majk.

Dyshja kanë paralajmëruar këngën e re përmes imazheve që kanë ndarë me adhuruesit në llogaritë e tyre përkatëse të Instagramit.

Përveç imazhit ku dy artistët shihen përkrah njëri-tjetrit, ata nuk kanë zbuluar më shumë detaje të tjera.

Kujtojmë që kë do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë së bashku, teksa ata njihen për shumë projekte të suksesshme me artistët e tjera.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme