Një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar rëndë pasi u goditën nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Për arbresh.info, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe dy këmbësorë.
Po ashtu, lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
“Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Marrëveshja me Italinë-Niset anija e parë me emigrantë drejt...
Mospjesëmarrja e VV-së në seancë, Kadrijaj: “Me siguri janë ...
Pas ankesave për ushqim, ministri Ejup Maqedonci drekon bash...
Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, e la ushtrinë e vet ...
Ushqimi i ushtarëve të FSK-së, Quni: Shqetësim thelbësor që ...
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për...