Në Angli tema më e diskutuar është ndalimi apo jo i kampionatit. Shumë lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve teknike po infektohen me koronavirus, teksa gjashtë ndeshje të kësaj jave janë shtyrë.
Liverpool po zhvillon një kampionat shumë pozitiv dhe renditet në vend të dytë me një pikë më pak se Manchester City kryesues. “The Reds” luajnë të dielën në Londër kundër Tottenhamit takimin e radhës në Premier League.
Trajneri Jurgen Klopp foli rreth mundësisë së frenimit të kampionatit, me drejtuesit e futbollit anglez që do të mblidhen ditën e hënë për të marrë një vendim përfundimtar.
“Nuk jam kundër ndalimit të kampionatit, por nuk përfitime në masën 100%”.
“Nëse ndalojmë tani për një ose dy javë dhe humbasim 5-6 ndeshje, kur do t’i luajmë këto takime? Nga ana tjetër, unë mendoj se është e vështirë të vazhdojmë përpara me këtë situatë, pasi numri i lojtarëve të infektuar po rritet”.
“Kemi edhe ndeshje të FA Cup në mes. Nëse nuk gaboj, ekipi kundërshtar nuk ka një regjim të duhur testimi apo shkallë vaksinimi të ulët. Në fund të fundit ka shumë gjëra që duhen diskutuar”, deklaroi trajneri gjerman i Liverpool.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...