Kompania gjigande e Ferronikelit”, akoma nuk i është kthyer punës, shkruan arbresh.info.
Qysh nga muaji tetor i këtij viti kur ndërpreu punën si shkak i rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kjo kompani akoma nuk ka kthyer në funksion punën.
Madje u spekulua se disa reparte në këtë kompani janë duke funksionu, por kjo u demantuarpër arbresh.info nga vetë kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të ‘Ferronikelit”, Fehmi Nika.
“Jo nuk është e vërtet që ka fillu me punu disa reparte. Punëtorët janë tu ardh në punë por asnjë repart nuk funksionon, punëtorët janë 50 tu dalë në punë 50 tu nejt në shpi”, tha Nika.
Kujtojmë që arbresh.info pati raportuar ndërprerjen e punës nga punëtorët e Ferronikelit si shkak i rritjes së çmimit të energjisë elektrike e po ashtu vetë Nika pati thënë se kanë bërë ankesë edhe tek Kryeministri si dhe në institucionet kompetente.
E më pas ka pasur edhe protesta përball ndërtesës së Qeverisë e ku kërkuan zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike./arbresh.info/
“Ferronikeli” ndërprenë prodhimin, shkaku i rritjes së çmimit të energjisë elektrike
“Ferronikeli” ndërprenë prodhimin, shkaku i rritjes së çmimit të energjisë elektrike
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...