Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pranon se është një tifoz i yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Ibrahimovc e ka krahazuar Mbappen me legjendën braziliane Ronaldo Nazario.
“Kush më pëlqen nga të rinjtë? Më pëlqejnë lojtarët elegantë, lojtarët që janë sa më të kompletuar. Kur je futbollist e kupton se si lëvizin, si mendojnë, si veprojnë lojtarët e tjerë”, tha suedezi.
“Më pëlqejnë ata lojtarë që i parashikojnë gjërat para se të ndodhin. Kush është eleganti? Mendoj se Mbappe më kujton pak Fenomenin Ronaldo. Ai është shumë elegant në lojën e tij”.
“Pastaj Haaland, ai është shumë i fortë sepse është i fokusuar pas golave. Unë shoh intelegjencë tek ai, thjesht dëshiron të shënojë dhe di si ta bëjë këtë”, përfundoi Ibrahimovic./Arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...