AC Milan i është ofruar mundësia për të ri-nënshkruar me sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang.
Aubameyang luajti për akademinë e të rinjëve të Milanit përpara se të vazhdonte të bënte paraqitje të mira për klube të tjera në Evropë.
Së fundmi ai është duke menduar largimin nga Arsenal, kur njëra nga shkaqet është edhe pse iu hoq shiriti i kapitenit për shkak të arsyjeve disiplinore.
Sipas një raporti nga gazetari, Rudy Galetti, ndërmjetësit janë duke punuar për të gjetur një ekip për sulmuesin nga Gaboni dhe tre klubet më të mëdha italiane iu është ofruar shansi për të nënshkruar me të në Milano, Inter dhe Juventus.
Paga shumë e lartë përfaqëson një pengesë për gjetjen e një vendi për 32-vjeçarin, i cili ka 92 gola dhe 21 asistime në 163 paraqitje që kur u bashkua me Topçinjët nga Borussia Dortmund./Arbresh.info
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...