Google ADS

“Unë e pata zhvendos krejt Qeverinë në KEK, pse zotëria (Kurti) s’i ka mërdhi ministrat e tij”

19:24 | 18 Dhjetor 2021
F.T

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për arbresh.info ka folur për gjendjen energjetike në Kosovë.

Sipas tij kur ishte ai në krye të Qeverisë e ka zhvendos krejt Qeverinë në KEK.

Tutje thotë se Kryeministri Kurti ka ditë më ju thanë jo investimeve në energji po s’ka dit mos me ndërmarr asnjë vendim.

“Unë e kam udhëheq qeverinë për dallim nga ky unë  e kam marr shumë seriozisht çështjen e energjisë. Kryeministri Kurti nuk mundet me thanë se është e qeverive te kaluara me lan Kosovën pa energji. Kanë kundërshtuar çdo projekt në energji. Ka kundërshtuar gazin amerikan, ai që kundërshton këto çka ka ndërmarr tjetër. Unë i thash edhe në Kuvend mërdhij ministrat pak. Kjo është tamam fytyra e vërtet e kësaj qeverie nuk ka njeri që nuk e din që në dimër shpenzohet më shumë energjia. Ky nuk e dij me çka është marr edhe ka ditë më ju thanë jo investimeve në energji po s’ka dit mos me ndërmarr asnjë vendim. Unë e kam zhvendos krejt qeverinë në KEK, prej ti pritet veç vështirësi dhe probleme”, tha Haradinaj./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme