Maqedonia Veriore/ 54% e rasteve të reja dhe 98% e të hospitalizuarve nga COVID-19 të pavaksinuar

13:59 | 17 Dhjetor 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar analizën e gjendjes me COVID-19 në vend, për periudhën nga 06 gushti deri më 16 dhjetor 2021. Në këtë periudhë nga të testuarit me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 64.963 qytetarë, nga të cilët 32% janë vaksinuar plotësisht, pra 20.894 persona.

Sipas statistikave në këtë periudhë, 44.069 qytetarë, pra 67% e të prekurve me Covid-19 nuk janë vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë vaksinuar është 98%, ndërsa vetëm 2% e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë të vaksinuar plotësisht.

Vdekshmëria te të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Në periudhën 6.08-16.12.2021 në territorin e vendit kanë vdekur 2272 persona me Covid-19, 1790 pacientë të vdekur nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 21% kanë marrë vaksinën. Sipas analizave, vdekurit kanë pasur disa sëmundje kronike të kombinuara.

Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që kemi në dispozicion, si dhe pacientët që janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinat Moderna dhe Johnson.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit, çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt. Ata apelojnë që qytetarët të vaksinohen, pasi siç thonë, vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve të COVID-19./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme