Google ADS

Japoni, 5 të vdekur nga zjarri në një klinikë

08:30 | 17 Dhjetor 2021
A Z

Pesë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një klinikë në Osaka të Japonisë, transmeton Anadolu Agency.

Një zjarr shpërtheu në klinikën në katin e katërt të një ndërtese gjashtëkatëshe pranë një stacioni të trenave në Osaka.

Shtatëdhjetë zjarrfikës dhe ambulanca u dërguan pas njoftimit për zjarrin që ka arritur në orën 10:20 sipas kohës lokale.

Sipas zjarrfikësve të shtetit, zjarri është shuar rreth orës 10:45.

Nga zjarri janë lënduar rëndë 28 persona.

Transmetuesi publik NHK raportoi se pesë persona kanë vdekur deri më tani.

Njësitë e Policisë së Shtetit njoftuan se kanë siguruar informacione se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e një lëngu nga qesja e letrës së një 60-vjeçari dhe se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Siç njoftohet, klinika ofron shërbime të trajtimit psikosomatik dhe psikiatrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme