Britania e Madhe ka shënuar një rekord të ri infektimesh me koronavirus.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 88,376 raste me koronavirus janë regjistruar, transmeton portal arbresh.info
Shefi mjekësor i Anglisë, Prof Chris Whitty, tha se varianti Omicron mund të rritet “jashtëzakonisht shpejt”, por kulmi i tij ulet shpejt për shkak të përforcuesve.
Përkundër infeksioneve në rritje, është shënuar edhe një numër i madh vaksinimesh me 745,183 persona që kanë marrë dozat përforcuese.
Kryeministri anglez, Boris Johnson ka kërkuar nga njerëzit që të bëjnë kujdes, ndërsa ka këmbëngulur që Anglia nuk do të mbyllet.
Ndërkohë, Mbretëresha ka anuluar drekën e saj tradicionale para Krishtlindjeve si masë paraprake mes rritjes së variantit Omicron./bbc/arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut