Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një video-konferencë me themeluesin e kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e presidencës, gjatë video-telefonatës u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të sektorit publik dhe privat në Turqi dhe kompanisë në fusha të ndryshme, veçanërisht në teknologjitë satelitore dhe hapësinore.
Gjatë bisedës u diskutuan edhe çështjet e automjeteve autonome elektrike dhe të ekonomisë digjitale, si dhe u vlerësuan investimet afatgjata dhe hapat për përmirësimin e bashkëpunimit ekzistues.
Erdoğan dhe Musk biseduan gjithashtu për hapat e përbashkët që mund të ndërmerren në lidhje me bateritë e litiumit të automjetit elektrik të Turqisë TOGG, si dhe procesin e lëshimit të satelitit TÜRKSAT 5-B në hapësirë pas satelitit TÜRKSAT 5-A të lëshuar nga Turqia në janar nëpërmjet SpaceX.
Presidenti Erdoğan ka tërhequr vëmendjen edhe drejt punimeve të tjera të kryera nga Turqia në kuadër të Programit Kombëtar Hapësinor.
Krasniqi-Kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...