Nesër Pesidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta ketë adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ky adresim do të bëhet në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për media e Kuvendit.
Kjo zyrë njofton se nesër do të ketë seancë plenare dhe seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
“Seanca plenare e Kuvendit, Vendi: Kuvendi i Kosovës Koha: 10:00. Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në komunikatë për media.
Kurse në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet në ora 11:00 në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin 2022.
“1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...
Zelenskyy në SHBA për të prezantuar planin e ri të paqes
Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe
Haxhiu takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për r...
Haradinaj: FSK-në për dy vjet e lëshuan mbi 11 për qind e us...