Sa herë që varrosim apo rivarrosim dëshmorët e martirët, ne ia përkujtojmë vetes dhe pasardhësve tanë çmimin e madh që ka paguar populli ynë me gjakun e vet, për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e rivarrimit të dëshmorit Naim Osmani.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryeministri tha se duke ju falënderuar sakrificës së dëshmorëve e martirëve ne kemi institucione e shtet, ndonëse ende jo ashtu siç ata e deshën e për çfarë u flijuan, shkruan arbresh.info.
Ata e kanë kryer pjesën më të madhe e kryesore të progresit kombëtar e shoqëror në histori. Ndërkaq ne e kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi e dimë, që t’i premë rrugën drejtësisë së munguar për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë, tha ai.
Me ceremoninë e organizuar në Shipol të Mitrovicës, Kryeministri i Kurti, bashkë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe përfaqësues të institucioneve, nderuan jetën patriotike dhe rënien heroike të Naim Osmanit. Ai u vra në korrik të vitit 1998, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut, gjersa po kalonte i armatosur kufirin shqiptaro-shqiptar, ndërsa trupi i tij u gjet 23 vjet më pas./arbresh.info/
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
E dashura familje Osmani,
Të dashura familje të dëshmorëve të kombit,
I nderuari Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, z. Andin Hoti,
Të nderuar përfaqësues së Komunës së Mitrovicës,
I nderuar udhëheqës i shoqatave të dala nga lufta, z. Xhavit Jashari,
Të nderuar veteranë e invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
I nderuar komandant i batalionit z. Gani Lahu,
E nderuar deputete e Kuvendit, Arjeta Fejza,
Të dashur familjarë të nderuar të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë,
I nderuar veprimtar Halil Berani,
Zonja dhe zotërinj, vëllezër,
Jemi sot këtu bashkë për t’i bërë nderimet dhe respektin e merituar ushtarit të lirisë, Naim Osmanit.
E veçanta e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte se armën e luftës për liri duhej ta siguronte vet.
Furnizimi me armë e municione është një kapitull shumë i rëndësishëm i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Armatimi sigurohej jashtë Kosovës dhe për ta futur në Kosovë duhej kapërcyer vështirësi e pengesa të jashtëzakonshme.
Bartësit e armatimit, ndonëse të heshtur, kanë një meritë të veçantë në luftën për çlirim. Naimi dhe shumë të tjerë e paguan me jetë.
Ai u vra në korrik të vitit 1998, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut, gjersa po kalonte i armatosur kufirin shqiptaro-shqiptar. Por, trupi i tij u gjet 23 vjet më pas.
Sot, bashkë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe institucionet e shtetit tonë, nderojmë jetën patriotike dhe rënien heroike të Naimit, por gjithashtu nderojmë edhe forcën dhe guximin dhe durimin e palëkundshëm të familjes Osmani përgjatë 23 viteve të ankthit e pritjes për një lajm, një shenjë të Naimit.
Sa herë që varrosim apo rivarrosim dëshmorët e martirët, ne ia përkujtojmë vetes dhe pasardhësve tanë çmimin e madh që ka paguar populli ynë me gjakun e vet, për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot.
Punën më të madhe të të arriturave tona na e kanë kryer dëshmorët e martirët e kombit.
Duke ju falënderuar sakrificës së tyre ne kemi institucione e shtet, ndonëse ende jo ashtu siç ata e deshën e për çfarë u flijuan. Ata e kanë kryer pjesën më të madhe e kryesore të progresit kombëtar e shoqëror në histori.
Ndërkaq, ne e kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi e dimë, që t’i premë rrugën drejtësisë së munguar për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë.
Jemi gjithmonë bashkë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë.
Nuk do të ndalemi derisa të sjellim drejtësi për ta.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Naim Osmanin.
Lavdi!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?