BE regjistron 4,2 miliardë euro deficit tregtar në muajin tetor

17:34 | 16 Dhjetor 2021
KRG

Sipas të dhënave të Eurostat-it, eksportet e BE-së arritën në 190,7 miliardë euro, ndërsa importet në 194,9 miliardë euro

Bashkimi Evropian (BE) realizoi një deficit buxhetor prej 4,2 miliardë euro në muajin tetor(AA).

Sipas të dhënave të Eurostat-it, eksportet e BE-së arritën në 190,7 miliardë euro, duke regjistruar një rritje prej 6,4 për qind. Ndërkohë, importet arritën në 194,9 miliardë euro, që është një rritje prej 29,1 për qind.

Tregtia brenda BE-së u rrit për 13,8 për qind dhe tani qëndron në 306,3 miliardë euro në tetor.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit, eksporti e BE-së është gjithsej 1,78 trilionë euro, duke shënuar rritje prej 12,7 për qind, ndërsa importi është 1,69 trilionë euro, duke shënuar rritje prej 19,4 për qind.

Kina ishte partneri kryesor tregtar i BE-së në periudhën janar-tetor, me 373,8 miliardë euro importe në BE dhe 183,7 miliardë euro eksporte.

Nëse gjatë periudhës së njëjtë krahasohen bilancet e posaçme tregtare, BE ka pasur deficitin më të madh tregtar me Kinën, 189,2 miliardë euro, ndërsa suficitin më të lartë e ka regjistruar me SHBA-në, 139,5 miliardë euro.

Turqia është partneri i gjashtë më i madh tregtar i BE-së gjatë 10 muajve të parë të vitit, me 64,2 miliardë euro në importe nga BE dhe 64 miliardë euro në eksporte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme