Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar sot një aksion në Shkabaj të Obiliqit, ku kanë identifikuar një laborator për përpunimin e substancave narkotike.
Gjatë këtij aksioni, sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar 700 bimë narkotike kanabis, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në Shkabaj të komunës së Obiliqit, në bodrumin e shtëpisë e të dyshuarit është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi 2m, të llojit kanabis”, thuhet në njoftim.
Në këtë çështje penale, prokurori i shtetit ka aplikuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me ç’ rast me aktvendim të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve dy persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 lidhur me nenin 275 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndaj të dyshuarve, prokurori i shtetit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale. /arbresh.info/
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...