Google ADS

Aleksander Ceferin e pranon “dështimin” për shortin e dështuar të Ligës së Kampionëve

16:00 | 16 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka pranuar se organizimi dështoi me shortin e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Tërheqja dëmtoi vëmendjen javën e kaluar kur u desh të ribëhej për shkak të një gabimi në renditjen origjinale.

Hedhja e shortit për herë të dytë funksionoi më mirë për Atletico Madridin dhe Villarrealin, të cilëve iu dha një kundërshtar më miqësor me Manchester United dhe Juventusin respektivisht.

Ndërkohë, Real Madridi “u tërbua” pasi në herën e dytë fati i shortit e hodhi përballe PSG-së – një nga pretendentët për të fituar titullin.

UEFA fajësoi gabimin në shortin fillestar për një gabim teknologjik nga një ofrues i jashtëm dhe ndërsa ata qëndrojnë pranë kësaj, ata kanë marrë përgjegjësinë dhe janë zotuar të mëosjnë nga gabimi.

“Diçka nuk ishte në rregull me softuerin”, tha shefi i organizatës, Ceferin.

“Vendimi ynë ishte transparent. Është shumë herët për të folur për pasojat. Ne kemi mësuar”.

“Natyrisht, është një dështim për UEFA-n. Ne varemi nga teknologjia dhe ndoshta duhet të varemi më pak”.

“Gabimi është një turp. Këto dështime ndodhin. Ato nuk janë gabime njerëzore, por dështime teknologjike”.

Në shortin e dytë, UEFA e përdori sërish teknologjinë përpara se ta verifikonte me mjete jotekonologjike dhe duket se kjo është rruga që do të ndjekin në të ardhmen, duke u nisur nga komentet e Ceferin./Arbresh.info

Të ngjashme