Inaugurohet statuja e Maradonës në aeroportin e Buenos Aires

15:42 | 16 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Një tjetër gjest i madh për “Pibe de Oro” pak më shumë se një vit pas vdekjes së tij. Një statujë e Diego Armando Maradona , e bërë nga “PET”, u përurua në aeroportin Ezeiza në Buenos Aires.

Fillimisht ajo u zbulua në praninë e disa miqve të ngushtë, duke përfshirë vajzat Dalma dhe Giannina dhe ish-bashkëshorten Claudia Villafane, më pas radha e të gjithë udhëtarëve që tani e tutje do të mund ta admirojnë në katin e parë të Terminalit A.

“Kjo statujë është vetëm një gjest mirënjohjeje dhe homazhi për një kampion të madh që u ka dhënë gëzim të pafund argjentinasve dhe tifozëve të futbollit në të gjithë planetin, ” tha Martin Eurnekian, president i Aeropuertos Argentina 2000.

Diego Armando Maradona vdiq më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme