Ditë më parë një debat i ashpër është ndezur në mes aktores Arjola Demiri dhe prezantuesit Donald Veshaj.
Ky i fundit është përfshirë në një polemikë me yllin nga Tropoja për shkak të punëve të shtëpisë e më pas kjo situatë e tyre doli nga kontrolli.
Në spektaklin e së martës e përfshirë në këtë mes ka qenë edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila brenda shtëpisë ka filluar një njohje me artistin nga Vlora.
Në një bisedim të fundit mes Beatrix dhe Donald, të njëjtit thonë se një herë kanë pasur mbështetjen e saj, por që tani ka treguar veten.
“Nuk i vret fare se çfarë nxjerr nga goja, një herë gjasmë po iu mbështes pastaj”, u shpreh Ramosaj.
Në anën tjetër, Veshaj tha se Arjola e meriton termin dyfytyrëshe për këtë që ka ndodhur brenda.
“Dhe realisht termin dyfytyrësh e meriton tamam”, vazhdoi ai.
Sidoqoftë, ata tanimë janë deklaruar për njëri-tjetrin dhe gjatë tërë kohës po qëndrojnë bashkë e në momente intime.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...