Gërvalla takon kryetarin e Bujanovcit, flasin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve

13:22 | 16 Dhjetor 2021
V. S.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot ka vizituar Luginën e Preshevës, ndërkaq në takimin me kryetarin e Bujanovcit, Nagip Arifi u shtrua problemi i pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

“Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryeministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.

Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës.

U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, shkruan Arifi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme