Vullkani në ishullin ‘La Palma’, pamjet nga hapësira tregojnë shtëpitë e mbuluara nga hiri

10:56 | 16 Dhjetor 2021
A. B.

Ishulli spanjoll La Palma është mbuluar nga hiri i zi.

Vullkani Cumbre Vieja tash e disa muaj nuk ka të ndalur, vazhdimisht është duke shpërthyer.

Më shumë se 7.000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ku më shumë se 2.800 objekte janë shkatërruar, sipas shërbimit monitorues të BE-së i njohur si Copernicus, raporton AFP transmeton arbresh.info

E pasi ditëve të fundit ka pasur më pak shpërthime (aktivitet) nga ky vullkan, janë realizuar pamje nga ajri që tregojnë gjendjen reale në këtë vend.

Ky është shpërthimi më i gjatë i vullkanit në La Palma dhe njëherit i treti në 100 vitet e fundit. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme