Kylian Mbappe e ka bërë të qartë se i pëlqen të luajë përkrah yllit të Real Madrid, Karim Benzema.
Mbappe vazhdon të lidhet me një transferim gjatë verës te Real Madrid me përfundimin e kontratës së tij me Paris Saint-Germain.
“Los Blancos” bëri disa oferta verën e kaluar, por ato u refuzuan dhe PSG tani përballet me mundësinë e humbjes së superyllit të tyre me shifra zero.
Mbappes i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Real Madrid mund të nënshkruajë me francezin me një marrëveshje parakontrate gati për verën nga një janari.
Duke qenë se Real Madridi tani do të luajë me PSG-në në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve në shkurt dhe mars, duket se skuadra spanjolle do të pres.
Por, Mbappe vazhdon të thotë të gjitha gjërat e duhura përpara një lëvizjeje të mundshme dhe së fundmi ai ka folur për të luajtur së bashku me yllin e Real Madridit, Benzema, i cili luan me Mbappen në Francë.
“Benzema? Është shumë e lehtë të krijosh një lidhje në fushë kur jemi miq”, tha ai për revistën “Paris Match”.
“Ne jemi të emocionuar që shkëlqejmë, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe shënojmë gola. Dhe funksionin”, ka thënë Mbappe./Arbresh.info
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...