Google ADS

Rikthehet në funksion blloku B1 , fillon ngrohja me avull nga Termokosi

09:58 | 16 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.

Sipas njoftimit, si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

“Në KEK aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MË/h. energji elektrike. Duke falënderuar punëtorët për angazhimin e vazhdueshëm si dhe palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK vazhdon me përpjekjet maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme