Google ADS

Dy politikanë – mosmarrëveshjet vendosin t’i zgjidhin në ring boksi

09:29 | 16 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Dy politikanë nga Brazili vendosën që mosmarrëveshjet mes tyre t’i zgjidhnin në ringun e boksit.

Mosmarrëveshja mes tyre kishte të bënte me një projekt ujor lokal.

Kështu, ata morrën pjesë në një luftë të arteve marciale gjatë kësaj fundjave.

Në shtator, ish-këshilltari, Erineu da Silva, 45 vjeç, sfidoi publikisht Simão Peixoto, kryebashkiak konservator 39-vjeçar i qytetit Amazonian të Borba, për një përplasje.

Dy burrat ishin grindur që kur Silva e kishte quajtur Peixoto një “mashtrues” mbi akuzat se ai nuk kishte arritur të ruante një park ujor pranë lumit Madeira, i cili kalon nëpër Borba, shkruan The Guardian.

Peixoto përfundimisht e pranoi sfidën edhe pse nuk ishte një luftëtar i rrugës.

“Unë nuk jam një luftëtar rrugësh, unë jam kryetari i bashkisë”, tha politikani në faqen e tij në “Facebook” muajin e kaluar.

“Nëse ai vërtet dëshiron të luftojë. Ne jemi gati të luftojmë. Unë kam qenë gjithmonë një fitues”.

Të dy politikanët u vendosën përfundimisht në një garë MMA, me përleshjen që u zhvillua si pjesë e një ngjarjeje në gjimnazin e një shkolle lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme