Mesfushori i Bayern Munchen, Thomas Muller, i ka dhënë vulën e miratimit trajnerit, Julian Negelsmann.
Muller ka luajtur nën drejtimin e Jurgen Klinsmann, Luis van Gaal, Jupp Heynckes, Pep Guardiola, Carlo Ancelotti, Niko Kovac dhe Hansi Flick që kur bëri debutimin e tij të parë për bavarezët në vitin 2008.
Dhe, pas pothuajse gjysëm sezoni pune me Negelsmann, sulmuesi 32-vjeçar beson se ish-trajneri i RB Leipzig e ka dëshmuar veten të denjë për këtë pozicion.
“Trajneri është njeriu më i rëndësishëm në klub. Pavarësisht nëse po shkon mirë apo keq, një trajner mund të ndryshojë ekipin, lojtarët dhe veten e tij”, tha Muller për Bayern TV.
“Ai është përgjegjës për atë që ndodh në fushë dhe duhet të krijojë struktura për të kaluar përgjegjësitë. Ne mund të jemi plotësisht të kënaqur me mënyrën se si ka shkuar në gjashtë muajt e parë të Julianit”.
“Ne po vendosim rekorde dhe ai nuk pati ndonjë vështirësi fillestare, pavarësisht se humbi disa emra të mëdhenj që e njihnin klubin brenda”.
“Juliani është dikush që përpiqet për sukses. Ai ka aftësitë që ju nevojiten si trajner: për shembull, analizimin e kundërshtarëve dhe përgatitjen e ekipit”.
“Ai është një person i mirë që na trajton mirë. Në përgjithësi, ka qenë një fillim shumë i suksesshëm”.
Bayern kryesoi grupin e tyre të Ligës së Kampionëve me një rekord 100 për qind fitoresh dhe aktualisht gëson një epërsi prej gjashtë pikësh në krye të tabelës së Bundesligës./Arbresh.info
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi