Kosova është duke kaluar në një krizë energjetike tash e disa ditë.
110 familje të një kompleksi banesor në lagjen “Mati 1” në Prishtinë janë pa energji elektrike që nga ora 20:00 e pritet që të mos kenë deri në mëngjes, njofton Klankosova.tv.
Një banor i kësaj lagjeje, në “Edicionin Special”, deklaroi se po ngrohen si kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se mbrëmë, në shtëpinë e tij, është ngrohur me batanije, veçse banorët e kësaj zone po ngrohen edhe me jorganë.
“Edhe ne po ngrohemi si kryeministri, veçse ne po ngrohemi edhe me jorganë. S’kemi me çfarë të ngrohemi tjetër, veçse me jorganë dhe kjo është shumë e vështirë”.
“110 familje pa rrymë dhe deri tani jemi ngrohur me rrymë, por që reduktimet janë të këqija kohëve të fundit. S’kemi çfarë të bëjmë deri në mëngjes, nëse nuk rregullohet trafo nga KEDS-i, do të ngrohemi me jorganë dhe do të hamë ushqime të ftohta”, tha qytetari.
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...