Christian Schmidt ka paralajmëruar për rrezikun e shpërbërjes së Bosnjes e Hercegovinës, duke vënë në dukje se komuniteti ndërkombëtar po nënvlerëson aspiratat shkëputëse.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në një intervistë për “Deutschlandsfunk”, deklaroi se nuk përjashton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Republikës Srpska, transmeton portal arbresh.info
“Është e imagjinueshme që kushtet e çdo pagese që arrin në BiH duhet të kushtëzohen, ose që ata që veprojnë në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit, domethënë, mundësisht të drejtojnë fondet në xhepat e tyre, do të ekspozohen ndaj sanksioneve”, tha ai.
Shmidt tha se ai e ka autoritetin për të vendosur masa të tilla.
“Nëse bëhet fjalë për ruatjen e paqen në këtë rajon dhe në vend, atëherë të gjitha mundësitë duhet të hiqen nga sirtari dhe të vihen në tryezë”, tha ai.
Ai ka treguar se i ka në sirtar të ashtuquajturat autorizime të Bonit dhe se i ka çelësat për t’i nxjerrë dhe nuk përjashton që t’i përdorë.
I pyetur se sa afër është shkëputja e Srpska-s, Schmidt tha se ende nuk është afër politikisht.
“Nuk besoj se ne shohim një plan të madh, një strategji të madhe, por vetëm tentativa dhe pyetjen se deri ku mund të shkojmë dhe kjo është një rrezik i madh dhe një formë rrëshqitëse e shpërbërjes së vendit”, theksoi ai.
“Zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë do të mbahen vitin e ardhshëm dhe Dodik, që është anëtarë i presidencës në vend, dëshiron gjithashtu të ndjekë një politikë të fushatës zgjedhore në Serbi”, tha ai.
I pyetur për mbështetjen e Rusisë për Srpska-n, ai tha se nuk ka marrë pjesë në bisedën mes Dodik dhe Vladimir Putin, por gjithashtu ka pohuar se ato kanë qenë të shkurtra, gjë që tregon se Rusia ka interes të madh për Republikën e Rusisë.
Schmidt shtoi se është një rrethanë fatlume në rajon, me fokus të veçantë në Serbi, që nuk ka interes për përshkallëzim të situatës dhe krizës dhe se interesi i Rusisë është që t’ua shesë energjinë të gjithëve.
I pyetur për presidentin e SHBA-së Joseph Biden dhe njohuritë e tij për Ballkanin, Schmidt tha se ai e njeh shumë mirë rajonin dhe se ai ka një ekip që merret intensivisht me Ballkanin Perëndimor./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...