Google ADS

Biden publikon dokumente sekrete për vrasjen e presidentit Kennedy

22:48 | 15 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Administrata e Joe Biden ka publikuar një grumbull dokumentash sekretë nga disa historian dhe teoricientë të konspiracionit, të cilët besojnë se mund të hedhin të në dritë disa detaje të reja nga vrasja e Presidentit amerikan, John F.Kennedy në vitin 1963.

Por, fakti që janë publikuar mbi 1500 dokumente nuk do të thotë se janë publikuar të gjitha, transmeton portal arbresh.info

Shumë dokumente mbeten të paarritshme dhe/ose pjesërisht të censuruara, kështu që debati i përhershëm midis autoriteteve federale dhe njerëzve që hetojnë vrasjen e Kenedit do të vazhdojë.

Studiuesit shumëvjeçarë të kësaj ngjarje historike thonë se dokumentet e publikuara me shumë gjasa nuk përfshijnë dokumente që mund të ofrojnë disa prova të reja kyçe dhe të ndryshojnë atë që publiku di për këtë ngjarje dhe rrethanat para dhe pas atentatit.

Biden shtyu publikimin e dokumentave për të mbrojtur gjërat me rëndësi për SHBA-të.

Më pas ai caktoi dy afate për botim. Njëra është sot dhe tjetra është 15 dhjetori i vitit të ardhshëm. Më pas do të publikohen dokumentet e reja./arbresh.info/

Linku i dokumentave: https://www.archives.gov/research/jfk/release2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme