Penza ka shënuar fitore ndaj Tiranës në udhëtim me rezultat 82:96 (16:24, 18:29, 24:22, 24:21), në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Unike në konkurrencën e femrave. Për skuadrën pejane ishte fitorja e katërt në katër përballje, kurse për tiranaset humbja e katërt në katër sfida.
Pejanet e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë krijuan epërsi të dyfishtë, 11:22, ndërsa këtë pjesë e fituan 16:24. Ato vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, që arriti deri në 21 pikë, 28:49, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 34:53.
Pjesa e dytë ishte e barabartë, 24:22 dhe 24:21, e kjo mjaftoi që Penza të triumfojë me rezultat 82:96.
Te Tirana u dalluan Klea Verri me 24 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, Mirela Lugaj me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Enisa Qosja me 18 pikë e tri kërcime, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 32 pikë e 13 kërcime dhe Mia Long me 29 pikë.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?