Prishtina me fitore bindëse ndaj Partizanit

19:05 | 15 Dhjetor 2021
KRG

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 95:62, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Vashat prishtinase shënuan fitore të merituar, pasi vetëm çereku i parë ishte pothuajse i barabartë (27:24), dhe më pas dominuan basketbollistet prishtinase. Ato ishin në epërsi pas pjesës së parë 55:38, ndërsa në dhjetë minutat e fundit ishin në epërsi 77:44, kurse triumfuan në fund 95:62.

Te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 32 pikë e 18 kërcime, kapitenia Arbnore Përquku me 29 pikë, dhjetë kërcime dhe shtatë asistime, si dhe Aisia Robertson me 17 pikë e 13 asistime, kurse te Partizani më e dalluara ishte Aida Ballku 18 pikë e 10 kërcime.

Prishtina ka katër fitore dhe një humbje, ndërsa Partizani ka katër humbje në katër ndeshje. Skuadra prishtinase stinorin vjeshtor të Ligës Unike e përfundon ndaj Flamurtarit të Vlorës në mesjavë, ndërsa Partizani do të ballafaqohet me Tiranën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme