Google ADS

Qeveria e Kosovës i kërkon presidentes Osmani miratimin për një kredi, e cila do ndihmonte daljen nga kriza energjetike

19:05 | 15 Dhjetor 2021
L G

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë vendim që kërkojë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes për një kredi. 

Kredi kjo që sipas Kurtit do të ndihmonte për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë, përmirësimi i rrjetit të transmetimit, shkruan arbresh.info.

Kështu bëri të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në konferencën për media.

Kurti tha kriza energjetike tashmë është bërë e papërballueshme.

“Nga mbledhja me korrespodencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, posa e miratuam vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it pra dhe KFW-së për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë, përmirësimi i rrjetit të transmetimit”, deklaroi Kurti.

Kurti paraprakisht ka njoftuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales. /arbresh.info/

Të ngjashme