BE mirëpret aksionin e policisë në Karaçevë

18:30 | 15 Dhjetor 2021
L G

Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka shkruar për aksionin e policisë në Karaçevë, duke thënë se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane.

“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, shkruan Szunyog në Twitter.

Sot policia zhvilloi një aksion në Karaçevë, ku u rrënun disa objekte në të cilat zhvilloheshin lojëra të fatit.

Të ngjashme