Google ADS

Mbretëria e Bashkuar raporton një rekord prej 78,610 rastesh me COVID-19 ndërsa Omicron përhapet me shpejtësi

18:16 | 15 Dhjetor 2021
KRG

Rastet me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur nivele rekord, me 78,610 raste të reja të raportuara vetëm të mërkurën.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, këto të dhëna vijnë ndërsa varianti Omicron vazhdon përhapjen e tij të shpejtë.

Shifra tejkalon kulmin e mëparshëm të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar – infeksione që janë marrë përmes testimit – prej 68,053 të raportuara më 8 janar të këtij viti.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), 4,671 raste të reja të Omicron u raportuan të mërkurën, duke e çuar totalin në 10,017.

Shifrat erdhën ndërsa Dr Jenny Harries, shefi ekzekutiv i UKHSA, i tha komitetit të transportit të Commons se Omicron ishte “ndoshta kërcënimi më i rëndësishëm që kemi pasur që nga fillimi i pandemisë” dhe se të dhënat e pritshme mbi normat e rritjes gjatë ditëve të ardhshme “do të jenë mjaft tronditëse krahasuar me ritmin e rritjes që kemi parë në rastet për variantet e mëparshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme