Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë në Kentaki për të parë dëmet që u shkaktuan në këtë shtet nga tornadoja e fuqishme që la të vdekur 74 persona. Edhe 14 persona të tjerë vdiqën në shtete të tjera amerikane të cilat po ashtu u prekën nga tornadoja.
Biden, tashmë ka paralajmëruar që Kentaki do të ndihmohet financiarisht në rimëkëmbje, nga stuhia më e ashpër në histori të vendit derisa vlerësohet se dëmet nga tornadoja arrijnë në miliarda dollarë.
Guvernatorit i Kentakit, Andy Beshear tha se në mesin e të vdekurve ka edhe disa fëmijë, më i riu prej të cilëve është një foshnje 2-muajshe. Megjithatë sipas guvernatorit, numri i të vdekurve mund të rritet ditët në vazhdim meqë më shumë se 100 ende janë të zhdukur.
Presidenti Biden pritet që të qëndrojë edhe në qytetin Mejnfilld, ndryshe më të dëmtuarin nga stuhia.
Biden, do të “inspektojë dëmet dhe do t’u garantojë qytetarëve që do të bëhet gjithçka për t’i ndihmuar sa më shpejtë që është e mundur sidomos në zonat e prekura shumë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Agjencia federale për menaxhimin e emergjencave (FEMA), tashmë ka dërguar disa ekipe të shpëtimit që po ju asistojnë të mbijetuarve.
FEMA po ashtu ndihmoi banorët me gjeneratorë dhe 511 mijë litra ujë të pijshëm, 74 mijë shujta dhe mijëra batanije për të mbijetuarit.
Presidenti Biden po ashtu nënshkroi Deklaratën federale për situata të jashtëzakonshme, duke mundësuar kështu ndihmë financiare për Kentakin, Tenezin dhe shtetin Illinois.
Vizita e Bidenit në Kentaki është vetëm një prej disa që demokrati i realizoi në shtetin republikan. Por, Shtëpia e Bardhë u tregua e kujdesshme që mos të përfshijë politikën në tragjedinë.
“Ai i sheh ata si qenie njerëzore, e jo njerëz me përcaktime partiake”, shtoi Psaki./REL
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg