Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi Rusinë të mërkurën se blloku ka gati një bateri sanksionesh shtesë nëse Moska vendos të pushtojë Ukrainën fqinje.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në prag të një samiti të BE-së për këtë çështje, Von der Leyen tha se përtej rritjes dhe zgjerimit të sanksioneve ekzistuese, BE mund të miratojë “masa të paprecedentë me pasoja të rënda për Rusinë”.
Ajo i tha Parlamentit Evropian se tashmë ka sanksione ekonomike që i vënë në cak financat, energjinë dhe sektoret e Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014.
Sidoqoftë, ajo nuk tha se çfarë mund të përmbajnë sanksionet e reja.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Rusia ka zhvendosur 70,000 trupa drejt kufirit të Ukrainës dhe po përgatitet për një pushtim të mundshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Moska mohon se ka ndonjë plan për të sulmuar Ukrainën. /Telegrafi/
Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosov...
Shoqëria civile në Beograd kërkon të zbatohen marrëveshjet e...
Turqia kërkon që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë në Lind...
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Ko...
Ronaldo mungon në fitoren e Al-Nassr
Një vit nga sulmi i Banjskës, Sveçla: Donin të aneksonin ver...