I vë zjarrin dyshekut në dhomën e tij, arrestohet një person në Skenderaj

10:01 | 15 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një person në Skenderaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i ka vënë zjarrin dyshekut në dhomën e tij.

Sipas PK-së në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Vlera e dëmit llogaritet 500 euro.

“Skenderaj (14.12.2021 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i ka vënë zjarrin dyshekut në dhomën e tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Vlera e dëmit është rreth 500 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme