Pse është bllokuar një pjesë e rrugës nga Veterniku deri te Qeveria?

09:05 | 15 Dhjetor 2021
S D

Në Veternik të Prishtinës pritet të kaloj eskorta e Presidentit të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ç’rast në disa pjesë ku do të kalojë eskorta do të ketë ngarkesë të trafikut por jo bllokim total, raporton arbresh.info.

Një pjesë e rrugës është bllokuar deri të Qeveria e Kosovës, ku si shkak i kësaj bllokade janë krijuar kolona të gjata.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.

Presidenti maqedonas  do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti si dhe krye parlamentarin Glauk Konjufca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme