Google ADS

Ish-drejtori i KEK-ut: Kursimi i energjisë elektrike është kulturë dhe patriotizëm

00:22 | 15 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka folur rreth krizës së energjisë elektrike.

Ai tha se kursimi i energjisë elektrike është së pari kulturë dhe patriotizëm.

“Kursimi i energjisë elektrike është së pari kulturë, do të thotë e dyta, duke e kursyer energjinë elektrike mendoj se është veprim patriotik, sepse gjenerimin e ka më të vogël se kërkesën, sidomos gjatë sezonit të lartë, nga tetori në prill, çdo konsumator duhet të kursejë”, theksoi Gjukaj.

Tutje, Gjukaj, në “Edicionin Special”, tha se duke kursyer energjinë elektrike, kurseni xhepin dhe shpenzimet.

“Po t’i thuhet një qytetari të Evropës perëndimore që një konsumator në Kosovë ngrohet me energji elektrike, kjo nënkupton se ai qytetar është shumë i pasur, për shkak se energjia elektrike është një prej produkteve më të shtrenjta dhe përdorimi i saj është luks për t’u përdorur, por ata e kanë një alternativë tjetër, që qytetarët e Kosovës nuk e kanë, që secili qytetar të ketë qasje në ngrohje qendrore, ku përveç qytetit të Prishtinës dhe Gjakovës, në qytete tjera nuk është”, ka thënë Gjukaj.

Gjukaj, sa u përket rezervave të thëngjillit, theksoi se Kosova ka rezerva të mjaftueshme.

“Kosova ka rezerva të mjaftueshme të thëngjillit rreth 16 miliardë, por kapacitetet në bazë të njohurive që kam, Kosova maksimumin me këto pajisje që ka mund të prodhojë 8.2 milionë në vit, rreth tetë milionë i përdor, i konsumon për nevojat e veta, për termocentralin Kosova A dhe termocentralin Kosova B dhe pjesa tjetër, 200 mijë tonë, është përdorur zakonisht për treg”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme