Industria e Koresë së Jugut konfirmoi titullin e kampionit botëror në aplikimin e teknologjisë robotike në vitin 2020, ndërsa Gjermania përsëri zuri vendin e parë në Europë, sipas një studimi të Federatës Ndërkombëtare të Robotikës.
Koreja e Jugut kishte 932 robotë për 10 mijë punonjës në industri gjatë vitit të kaluar, duke konfirmuar pozicionin e saj lider në botë për të dhjetin vit rradhazi, transmeton portal arbresh.info
Në vendin e dytë është Singapori me 605 instalime robotike për 10 mijë punëtorë dhe në vendin e tretë është Japonia me 390.
Gjermania, nga ana tjetër, është e katërta në botë dhe e para në Europë me 371 robotë për 10 mijë punonjës.
Suedia renditet në vendin e dytë në Europë me 289 robotë, duke e bërë atë vendin e pestë më të madh në botë.
Vendet europiane janë në shumicën dërrmuese ndër 10 më të mirat në botë për aplikimin e teknologjisë robotike, kështu që Danimarka renditet e 10-ta, e ndjekur nga Italia, Belgjika dhe Luksemburgu, Holanda, Austria, Spanja, Franca, Sllovenia dhe Zvicra.
Një e treta e robotëve në industrinë europiane u instaluan në vitin 2020 në fabrikat në Gjermani.
Në total, tetë për qind më pak instalime robotike u instaluan në fabrikat europiane vitin e kaluar sesa në vitin 2019.
“Dendësia” e robotëve në industri është një tregues shumë i rëndësishëm për të kuptuar dallimet në nivelin e automatizimit midis ekonomive, theksoi Presidenti i IFR Milton Guerry.
Kina ka bërë përparimin më të madh midis 2015 dhe 2020, nga 49 në 246 robotë, duke i siguruar vendin e nëntë në botë, pas Tajvanit me 248 robotë dhe SHBA-së me 255./arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...