Një burrë nga Georgia, i cili udhëtonte me veturë gjersa në dorë mbante një pushkë dhe kërcënoi se do të vriste kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u dënua me 28 muaj burg.
Cleveland Meredith Jr u deklarua fajtor në muajin shtator për dërgimin e komunikimeve kërcënuese, raporton cnn.
Megjithëse humbi tubimin e 6 janarit për shkak të problemeve me veturën, Meredith ishte një nga personat e parë të akuzuar në lidhje me trazirat e Kongresit amerikan pasi nëna e tij e raportoi në FBI më 7 janar.
Agjentët e gjetën Meredith në një hotel një milje larg Capitolit me qindra fishekë, një pistoletë dhe një pushkë sulmi të fshehura në rimorkion e tij.
Meredith është një nga disa të pandehurit për trazirat e Capitolit që kërcënuan ligjvënësit amerikan, por vetëm i dyti që u dënua me akuza të ngjashme.
Ndryshe, bazuar në disa tekst mesazhe telefonike, Trump Jr. i kërkoi Donald Trumpit të ndërhynte në trazirat e Kongresit amerikan të 6 janarit.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...