Kohëve të fundit janë infektuar me covid-19 shumë lojtarë dhe staf teknik të klubeve angleze.
Premier Liga ka marrë vendim se tashmë lojtarët dhe stafi i skuadres, duhet kryer çdo ditë testin për Covid-19 për të pasur akses në kampet stërvitore.
Liga angleze konfirmoi të hënën se kishte regjistruar një rekord prej 42 rasteve pozitive në shtatë ditët e mëparshme, kështu që tani dëshiron të ndalojë numrin në rritje të rasteve pozitive, që tashmë ka çuar në shtyrjen e lojërave.
Sipas mediave angleze, përveç testeve ditore, lojtarët dhe stafi teknik janë të detyruar të kryejnë edhe një test PCR të paktën dy herë në javë.
Duke filluar nga dita e mërkurë, tifozët poashtu duhet të paraqesin prova që janë të vaksinuar me të dyja dozat, apo të kenë më vete testin negativ për të lejuar prezencën e tyre në stadiume, ku edhe numri i tifozëve është i kufizuar dhe nuk lejohen më shumë se 10 mijë njerëz brenda. /arbresh.info/
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë