Vetëm punëtoret mund të na shkarkojnë dhe askush tjetër.
Kjo është kundërpërgjigjja e Jusuf Azemi nga Sindikata e Sektorit Privat, drejtuar Kryeministrit Albin Kurtit pas deklaratës së tij se ndoshta duhet të ndërrohen përfaqësuesit e sindikatave në Kosovë.
Sipas Azemit asnjë deklaratë që e bënë i pari i Qeveris tashmë nuk është befasi për ta.
“Në fillim më ka befasuar, por tash nuk më befason asnjë deklaratë e tij. Ai duhet ta ketë të qartë se Qeveria dhe as një institucion nuk guxon të ndërhyj në këtë çështje. U dashtë Kryeministri mu dakordu me këshilltarët e tij. Përderisa neve na zgjedhin punëtoret e sektorit në Kosovë vetëm ata mund të na zgjedhin dhe të na shkarkojnë”, tha Azemi në një intervistë për Arbresh.info
Rreth deklaratës së Kurtit që bëri bujë në mediat e Kosovës, Azemi është i bindur që kreu i Qeverisë e ka kuptuar gabimin e tij.
“Nuk ka ndodh ma herët, por jam i bindur që vetë Kurti do të kuptojë që ka gabua. Nëse ai mendon që t’i fut sindikatat nën sqetullat e tij atëherë le ta ndryshon ligjin së pari”.
E nëse dikush mendon që përmes këtyre deklarata do të ndikojë tek ndryshimi i qëndrimit të sindikatave në Kosovë e ka gabim, thotë ai.
“Nëse dikush mendon se do t’i bllokojë situatat përmes këtyre deklarata, gabon. Askush s’mund të ndërhyj në zgjedhjet e sindikatave. Askund s’ka ndodh që të ketë ndërhyrje të sindikatave. Ai si kryeministër mundet mos më na pëlqye neve, por ne duhet të respektojmë”.
Se marrëdhëniet mes Kurtit e sindikatave publike e private në Kosovë janë prishur tashmë është e dukshme.
Azemi thotë se me të nuk janë takuar që kur e ka lëshuar karrigen e opozitës.
“Ne kemi pasur takime më zotërinë Kurti vetëm atëherë ku s’ka qenë në Qeveri kemi pas bashkërenditje, por ku ka ardhur si Kryeministër ka premtua rritje të pagave e nënshkrimin e kontratës kolektive dhe duket se tash po i ikë këtyre premtimeve. Na s’jemi fajtor që ai s’po i përmbush premtimet e veta”.
Por, ndonëse marrëdhëniet janë të ngrira, sindikatat në Kosovë përsëri janë të gatshme për dialog.
“Ne kemi kërkua dialog edhe më “shkije” e si mos të kërkojmë dialog më Kryeministrin tonë, por çdo gjë e ka edhe fundin e vetë”.
Por, për Kryeministrin sektori private e ka dhe një mesazh.
Kryetari i kësaj sindikate, thotë se pagën baze prej 250 euro Kryeministri Kurti ta mbaj për vete.
“ Paga minimale tashme ka ndryshua, është treg i lirë dhe fuqia punëtore po e përcakton shumën. Qeveria e Kosovës tashmë s’mund të ndikojë në sektorin privat për paga pasi s’ka askund nën 350 euro shkaku i mungesës së fuqisë punëtore dhe nëse deri tash Kryeministri ka thënë se s’do të ketë pagë më të vogël se 250, atëherë unë i them që atë pagë ta ruan për veti”, përfundoi Azemi për Arbresh.info/V.Selimi/Arbresh.info/
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...