Barcelona nuk është dorëzuar për Haalandin

16:41 | 14 Dhjetor 2021
A. B.

Shumë mund të mendojnë që Barcelona nuk do të mund të blejë lojtar për shkak të gjendjes financiare, lerë më të mendohet për lojtarë si Erling Haaland, por Joan Laporta është i vendosur që të gjetur një mënyrë për ta afruar norvegjezin.

Nuk është sekret që Barcelona ka shumë nevojë për gola, dhe pak lojtarë në Evropë i garantojnë atë që bën Haaland.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ka qenë një objektiv afatgjatë i Laportas dhe ai ka ëndërruar ta sjellë atë në “Camp Nou” që kur u kthye si president.

Duke parë kërcënimin e tij si sulmues, moshën dhe profilin e tij, Barcelona e sheh Haaland si lojtar të përsosur, një lojtar në të cilin do të mund të mbështetej për të ardhmen, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Pjesa e vështirë, sigurisht, do të jetë arritja e një marrëveshjeje në atë fazë.

Ka pasur shumë spekulime se Haaland mund të jetë i disponueshëm në fund të këtij sezoni për një çmim më të ulët, shifër që sillet rreth 70 milionë euro.

Pastaj, janë pagat e lojtarit dhe tarifa që agjenti i tij, Mino Raiola , do të dëshironte, dhe pikërisht në këtë pikë të fundit Laporta po punon larg.

Haaland dhe përfaqësuesi i tij janë të vetëdijshëm se Barcelona e dëshiron dhe ka plane të mëdha për të, ndërsa vendosmëria e tyre është një gjë që ju pëlqen njerzëve rreth norvegjezit.

Mund të duket e pamundur, por Laporta nuk po heq dorë dhe pritet që të futet ‘all in” në fund. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme