Ministri Murati takon kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli

16:17 | 14 Dhjetor 2021
L G

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kryesuar nga kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Përgjatë takimit u diskutua lidhur me rifunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, si dhe delegimin e përfaqësuesve në këtë këshill.

Më tutje, duke theksuar rëndësinë e fillimit të një dialogu të sinqertë social, Ministri Murati dhe Kryetari Hykolli u dakorduan që vazhdimi i diskutimeve për temat nga ky takim dhe çështjet e ndërlidhura të vijojë në takimin e ardhshëm të Këshillit Ekonomiko-Social.

Ministri Murati ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, përmirësimin e kushteve në punë, si dhe fuqizimin e mekanizmave të zbatimit të ligjit./arbresh.info/

Të ngjashme