Google ADS

Presidenti maqedonas vjen nesër në Kosovë

15:26 | 14 Dhjetor 2021
A. B.

Shefi i shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës

Pendarovski në Prishtinë do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Siç bënë të ditur nga kabineti i Presidentit Pendarovski, ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me nderime shtetërore ushtarake dhe me pas do të zhvillojnë një takim tet-a-tet dhe më pastaj do të ketë takim plenar të delegacioneve të të dy vendeve.

Gjatë vizitës, Pendarovski në Pejë do të vizitojë edhe Komandën rajonale të KFOR-it në Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit maqedonas në kuadër të KFOR-it./ TV21/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme