I humbin 2.735 euro në treg, personat që i kishin gjetur ia kthejnë në prezencë të policisë

14:42 | 14 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një qytetar nga Klina ka njoftuar Policinë e Kosovës së në tregun e kafshëve i kanë humbur 2.735 euro gjatë ditës së sotme.

Por, sipas PK-së dy qytetarët të cilit i kishin gjetur ato në prezencë të policisë ia kanë kthyer paratë pronarit.

“Më datë 14.12.2021, rreth orës 07:15, Stacioni Policor në Klinë, është informuar për një rast i cili sipas ankuesit ka ndodhur në tregun e kafshëve në Klinë. Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili deklaron se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro. Dy (2) qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit te gjitha paratë (të hollat) në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro”, njofton PK.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme